AktualitetPolitikëTë fundit

Manja: S’ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar dëshmitarë. Nuk ka rrezik real arratisjeje

Ulsi Manja, teksa lexoi raportin e PS-së në lidhje me deputeten Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizimin për heqjen e lirisë, deklaroi se nuk ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar dëshmitarë. Ai tha se po ashtu nuk ka rrezik real arratisjeje nga ana e deputetes aktuale.

“Nuk ka provë që Balluku të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat që ka në dispozicion Prokuroria. Vepra penale për të cilën akuzohet Balluku është me karakter administrato-penale. Nuk ka asnjë provë që Balliu të ketë ndikuar tek dëshmitarët. Një shtetase pretendon se është intimiduar. Nuk rezulton se një dëshmitare të jetë intimuar, as nga deputetja jo e jo Ajo thotë se ka pasur intimidime nga kabineti. Dhe kur thuhet kabineti, kabineti është nocion abstrakt. Edhe tek pretendimi se kjo dëshmitare është intimiduar nga persona të fortë, ajo ka thënë se nuk e ndryshon dëshminë edhe sikur të intimidohet nga persona të fortë. Këtu ka mjete të kërkimit të provës dhe nuk ka prova.

Po ashtu, Balluku ka statusin e të pandehurës. Rreziku i prishjes së provave nuk është provuar me fakte reale, por janë konsiderata. Rreziku i arratisjes duhet të jetë real dhe jo i supozuar. Balluku ka qenë në Bukuresht, në Romë dhe në Athinë dhe në të gjitha rastet ka ardhur në Shqipëri dhe asnjëherë nuk ka pasur sjellje që tregojnë tendenca për ikje nga drejtësia. Ka pasur një sjellje të rregullt në raport me drejtësinë. Tregon një sjellje korrekte të deputetes Balluku në raport me hetimet që zhvilloheshin ndaj saj”, tha Manja.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com