Protestojnë te Kryeministria, procedohet sërish Adriatik Lapaj

Policia e Tiranë ka nisur procedimin penal ndaj Adriatik Lapajt dhe dy aktivistëve të tjerë, të cilët prej disa muajsh protestojnë përpara Kryeministrisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike””, sqaron policia.
Fraksion.com
