AktualitetPolitikëTë fundit

“Prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit”, Berisha: Ramës e Ballukut i vajtën fjalë se nuk e mbronte zv.kryeministren në takimet që bënte

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe shkarkimin e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ndryshe nga Balluku, Spiropali nuk shprehej se ishte e pafajshme dhe sipas Berishës nuk mori përsipër të kishte Ramën avokatin e saj mbrojtës.

“Dhe ju keni konstatuar se si Rama është bërë avokati më kryesor i Ballukut qoftë në gjykata, qoftë në publik, qoftë kudo, gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër.

Sepse Spiropali në takimet e saj, ku në çdo takim, çështja e parë që i ngrihej ishte çështja Balluku, Spiropali nuk shprehej se ajo është e pafajshme, por shprehej në mënyrë evazive se shpresoj që drejtësia të mos pengohej dhe të gjitha këto nga shoqëruesit e saj i shkonin direkt Ramës dhe Lubisë. Dhe unë këtë e pata paralajmëruar prej kohësh se e mora vesh dhe do ketë edhe të tjerë”, u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com