AktualitetBota+Të fundit

Trump pret Messin dhe Inter Miami në Shtëpinë e Bardhë pas fitores së MLS Cup

Lionel Messi dhe skuadra e tij Inter Miami CF u pritën në White House nga presidenti amerikan Donald Trump për të festuar triumfin e klubit në kampionatin e futbollit amerikan, Major League Soccer (MLS).

Inter Miami fitoi për herë të parë në histori kupën e MLS në muajin dhjetor. Klubi, që është bashkëpronësi e ish-kapitenit të Anglisë David Beckham, u ftua në Shtëpinë e Bardhë para ndeshjes së tyre kundër DC United në Uashington.

Messi dhe lojtarët e tjer qëndruan në skenë ndërsa Trump mbajti një fjalim përpara mediee për të përgëzuar skuadrën për suksesin e arritur. Presidenti amerikan tregoi se djali i tij Barron ishte shumë i emocionuar për praninë e Messit.

“Barron më tha: ‘Babi, e di kush do të jetë sot këtu?’, dhe unë i thashë jo, sepse kam shumë gjëra në mendje. Ai tha: ‘Messi!’ Ai është një tifoz i madh i yti,” tha Trump gjatë ceremonisë.

Ylli argjentinas,Messi, 38 vjeç, rinovoi në tetor kontratën me Inter Miami deri në vitin 2028. Ish-sulmuesi i FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain është bërë lojtari i parë në historinë e MLS që fiton çmimin e lojtarit më të vlefshëm (MVP) në dy sezone radhazi.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Messit, Trump tha se ai ka fituar tashmë trofeun e 47-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme, më shumë se çdo futbollist tjetër. Ai madje bëri edhe një krahasim me legjendën braziliane Pelé, duke thënë me humor se Messi “mund të jetë edhe më i mirë”.

Gjatë ceremonisë, Messi i dhuroi presidentit amerikan edhe një top futbolli të firmosur nga lojtarët e Inter Miami.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com