“Rama premtoi pasaportën evropiane, po jep atë serbe”, Berisha: Protesta në 12 mars, kërkojmë largimin e menjëhershëm të tij!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të konferencës për mediat nga selia blu, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar më 12 të këtij muaji, duke theksuar se qëllimi kryesor është largimi nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.
“Në këtë kontekst, letra e përbashkët që firmosi me padronin e tij Aleksandar Vuçiç, shqiptarëve që u premtoi pasaportën europiane u garanton pasaportën serbe dhe meriton të ndëshkohet me të gjitha format si tradhti e lartë kombëtare”, u shpreh Berisha.
“Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do të mblidhen para Parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës”, deklaroi kreu i PD.
“Kryengritja paqësore e shqiptarëve ka synim madhor shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim dhe rikthimin e votës së lirë tek ata. As një Lubi, as dhjetë Lubi nuk janë objektivat e kësaj kryengritjeje, objektivi është largimi i Edi Ramës me urgjencë”, përfundoi ai.
Fraksion.com

