“Për ty kam numrin 0900″, Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje!
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas situatës së tensionuar të ndodhur një ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke u shprehur: “për ty Albana kam numrin 0900”.
Deputetja demokrate u shpreh se dhuna verbale dhe psikologjike nuk kanë vend në Parlament, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si kryetarja e Kuvendit menaxhoi situatën.
Ajo shtoi se beson se sulmi ndaj saj ishte një strategji politike për të goditur opozitën dhe për të intimiduar gratë deputete të saj.
Në reagimin e saj, Vokshi komentoi edhe ndjesën e kërkuar nga Taulant Balla, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe formale. Sipas saj, edhe përfshirja e Bashkimit Evropian në deklaratën e Ballës ishte një përpjekje për të justifikuar situatën.
Deputetja demokrate deklaroi gjithashtu se gjatë viteve është përballur me presione, kërcënime dhe hetime, duke përfshirë edhe referime në SPAK për të dhe familjen e saj.
Fraksion.com

