AktualitetPolitikëTë fundit

“Kemi pirë verë bashkë”, Ina Zhupa – deputetit të PS: Unë nuk pi verë, e dinë gjithë kolegët! Është fryt i fantazisë tënde

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, teksa u diskutua për deklaratën e Taulant Ballës në Kuvend ndaj Albana Vokshit, deputeti i PS, Vasil Llajo, replikoi me demokraten Ina Zhupa.

Llajo deklaroi se njihet me Ina Zhupën dhe se “kanë ndarë gotën e verës bashkë para fushatës”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Zhupa.

Llajo: Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit.

Llajo: Zonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com