Djali i ministrit izraelit të ekstremit të djathtë plagoset në luftimet në Liban
Djali i ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, u plagos lehtë gjatë aktivitetit ushtarak izraelit përgjatë kufirit Izrael-Liban, sipas zëdhënësit të ministrit.
Smotrich, i cili është ministër i financave të Izraelit dhe anëtar i kabinetit të sigurisë, është një nga anëtarët më radikalë të qeverisë izraelite. Të enjten, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) intensifikuan sulmet e tyre kundër Hezbollahut në Liban, ai dha një deklaratë në gardhin kufitar midis Izraelit dhe Libanit, në të cilën paralajmëroi se Bejruti jugor do të shndërrohej në rrënoja.
“Ju donit të sillnit ferrin mbi ne dhe sollët ferrin mbi veten tuaj. Dahieh do të duket si Khan Younis”, tha Smotrich. Dahieh është periferia jugore e Bejrutit që Izraeli e konsideron një fortesë të Hezbollahut. Khan Younis është një qytet në Gazën jugore që është rrafshuar kryesisht nga bombardimet izraelite gjatë luftës në Gaza.
Fraksion.com

