ARRSH: Shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogorasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se sot, rreth orës 11:30, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Llogorasë.
Sipas njoftimit të ARRSH-së, shpërthimi do të realizohet rreth 950 metra nga dalja e tunelit të Llogorasë, në drejtim të Palasës, me sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.
Autoritetet bëjnë të ditur se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
ARRSH u ka bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.
Fraksion.com

