Lidhur me procesin e votimit, Jozefina Topalli thotë se vota kundër ka qenë një lapsus pasi ajo e kishte shtypur elektronikën për të kërkuar fjalën.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, thotë Topalli.

 

Fraksion.com