AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka mohim të së drejtës së fjalës”, BE e shqetësuar për hetimet ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste  në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendi  është pyetur në lidhje me hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Balla u shpreh se çështja është në përputhje të plotë me afatet ligjore, ndërsa shtoi se rasti do të shqyrtohet në seancën e radhës në Parlament.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili kërkon hetime të plota në lidhje me Ballukun, Balla theksoi se të gjitha afatet do të respektohen.

Balla sqaroi gjithashtu edhe  nismën e maxhorancës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Ai tha se përgjysmimi i fjalës së deputetëve, në 5 minuta është më se normale.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për mohim të se drejtës së fjalës.

“S’ka mohim të së drejtës së fjalës, 5 minuta janë mjaftueshëm!”, tha ai. Mes të tjerash ai tha se opozita duhet t’i përgjigjet ftesës së Peleshit për të bashkëpunuar dhe më pas miratuar këto ndryshime.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com