“Për ty kam vetëm numrin me “0900”/ Tabaku për deklaratat e Ballës ndaj Vokshit: Të merren masa të menjëhershme!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, reagoi ndaj ofendimeve të Taulant Ballës ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi.
Tabaku u shpreh se akti përbën një cenim të rëndë të dinjitetit të një gruaje dhe nëne, duke kërkuar masa të menjëhershme.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndodhej në foltore duke folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje, një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare.
Pjesë nga fjala e Tabakut:
Së dyti, i bëj thirrje kolegëve të Komisionit të Jashtëm, drejtuar këtu dhe kryetarit, zoti Hasani. Zëvendëskryetarja e tij është ofenduar. Ju bëj thirrje, kryetar, që së pari të dënoni aktin. E më pas, të kërkohet ndjesë ashtu siç i meriton zonja. Jo të justifikohet me një sjellje që, në gjykimin tonë, edhe e përshkallëzoi akoma dhe më shumë ofendimin.
Fraksion.com

