AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita ‘zbarkon’ te foltorja, Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre. Asnjë votë kundër

Teksa në sallën e seancave plenare ka tensione, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri, për largimet dhe më pas emërimet e reja. Pr.vendimi i parë që u miratua ishte ai për shkarkimin nga detyra e zëvendëskryeministres, për Belinda Ballukun.

Ky pr.vendim ka marrë 85 vota pro dhe asnjë kundër shkarkimit.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri 7 ndryshime në qeveri, ndërsa dje këto ndryshime u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj.

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama. Projektvendimet për shkarkimet dhe emërimet e reja janë miratuar për çdo ndryshim me votim.

NDRYSHIMET NË QEVERI:

-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku

-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun

-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin

-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku

-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu

-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun

-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com