AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk e ke nga Saliu”, Berisha-Spiropalit: Vije e veshur me të bardha, por Lubia nuk hante bar….

Kreu i PD, Sali Berisha dhe Elisa Spiropali u përfshinë në një debat të ashpër në seancën plenare.

Berisha iu drejtua socialistes, duke i thënë ‘nuk e ke nga Saliu, por nga vetja’, referuar largimit nga detyra si ministre për Punët e Jashtme.

Spiropali, u përgjigj duke thënë ‘të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët’.

Pjesë nga debati:

Berisha:  Elisa, je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj si të ishte korb e zezë, ti na vije si nuse këtu e veshur me të bardha me aksesorë. Pse ti mendon se hante bar Lubia? Nuk e ke nga Berisha jo e ke nga vetja jote, se gëzoheshe që do të bëheshe ti zv kryeministre, s’e dije që ishte kjo tjetra klone. Për Berishën, Rama të lartësonte njëlloj si klonin e Lubisë, po ti more përpjete. Iu thoje do jem Lubia juaj dhe more atë që meritoje.

Spiropali: Replika ishte me Këlliçin dhe jo me Berishën, që s’lë radhë për t’i lënë radhë deputetëve të tij. Shkakton emocion që të bëje replika me Berishën. Të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët. Unë nga vetja, ti nga vetja, e të gjithë. Ta shohim se ku jemi dhe ku ishim, dhe për të ardhmen, nëse bën analizën e të tjerëve. Ti s’lëviz dot një gur, jo më njerëz nga qeveria.

 

Fraksion.com

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com