Nisma e PS për rregulloren e Kuvendit, shpërthen Bardhi: S’keni folur me ne! Po tentoni të ‘përdhunoni’ opozitën! Balla: S’i marr leje kujt që…
Nisma e PS për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, ka shkaktuar debate mes opozitës dhe maxhorancës. Gjatë fjalës së demokratit Gazment Bardhi, ku i fundit tha se opozita nuk ishte pyetur fare për këtë çështje.
Ai tha se po tentohet që të injorohet dhe ‘përdhunohet’ opozita.
“Thatë i kemi diskutuar me disa prej jush! Po nëse i keni diskutuar, thojani se me kë. Ju nuk keni diskutuar asnjë ndryshim me opozitën. Kur miratuat ndryshimet para 4 muajsh, sapo ishit ulur në këtë karrige ju thamë; ndaluni se po shkelni kushtetutën. Me vendosmëri, ju vijuat me shkeljen e rregullave dhe porositë e njërës anë. Do të duhej të ishit ngritur në këmbë se me vetëdije dhe të kishit kërkuar falje, që me vetëdije keni shkelur kushtetutën për të injoruar dhe përdhunuar opozitën. Kjo do të ishte sjellje normale prej një kryetari. Në vend që të dilni dhe të thoni ‘Taulanti i ka shkruar!’.”, tha ai.
“Unë nuk i marr leje askujt nga krahu i majtë i kësaj salle, por natyrisht është një proces që është njoftuar nga ana jonë në komunikime publike që do të ndërmarrim disa nisma. Është me tepër rëndësi që të sqarohet në kohën e duhur se nismat janë propozime që duhen përmirësuar. Do të përmirësohen në një proces që do të marrë javët e veta të përcaktuara. Është e rëndësishme të kuptojmë që në këtë fazë që gjendet Shqipëria dhe roli i udhëheqjes që ka Kuvendi në procesin e anëtarësimin në BE, ne duhet të përshtatemi me punën tonë parlamentare, jo me procedura të përshpejtuara. Nuk e kemi përdorur procedurën e përshpejtuar në asnjë prej ligjeve të miratuara deri më tani”, tha Balla.
Fraksion.com

