“Lakuriq para botës si skllevër të Edi Ramës”, Berisha: Silleni këtu Lubinë t’i heqim imunitetin dhe t’i japim autorizim prokurorisë!
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Belinda Ballukun “nuk ka forcë në botë ta mbrojë”, duke iu referuar kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
Berisha u shpreh se mazhoranca “po zhvishet para botës si skllevër të Edi Ramës”, ndërsa kërkoi që Balluku të sillet në Kuvend dhe t’i hiqet imuniteti për t’i hapur rrugë punës së prokurorisë.
Ai shtoi se seanca e sotme nuk duhet të mbarojë pa u paraqitur raportet e komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Fraksion.com

