AktualitetPolitikëTë fundit

“I ke dhënë imunitet Berishës”, Peleshi – Bidos: Nëse s’e kuptoni dot sjelljen time, mund ta keni nga mungesa e eksperiencës

Sapo mori fjalën, deputeti i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, i tërhoqi vëmendjen kryeparlamentarit Niko Peleshi duke i thënë se i ka dhënë imunitet Berishës për të përdorur fjalor fyes.

“Në kushte normale, do të isha shumë i ashpër me ju personalisht, qoftë në cilësinë tuaj institucionale si kryetar i Kuvendit, por edhe në cilësinë personale tuaj personale si rrezatues i qytetarisë korçare që lejoni në këtë Kuvend të përdoren fyerje nga kryetari i opozitës”, tha Bido.

Pasi Bido përfundoi vërejtjet e tij, Niko Peleshi e falënderoi, por tha se së pari, rregulloren duhet ta respektojë ai, si dhe i dha si arsye mungesën e eksperiencës për moskuptimin e sjelljes së tij.

“Shumë faleminderit për vërejtjet tuaja, por nëse dëshironi respektimin e rregullores për kolegët e tjerë, duhet ta respektoni vetë, fjala juaj s’ishte fare proceduriale, e para. E dyta, nëse s’e kuptoni dot sjelljen time në raport me të gjithë kolegët, mazhorancë apo opozitë, mbase e keni nga mungesa e eksperiencës”,  tha Peleshi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com