Bardhi: Balla ofendoi Vokshin, Peleshi është përgjegjës për ato që ndodhin në seancë
Pas tensioneve në Kuvend kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi se nuk po reagon për deklaratat e Ballës për Albana Vokshin.
“Kur ai i drejtohet një gruaje duke i thënë ‘numri juaj i telefonit është 0900’, ti zoti Peleshi, ul kokën, sytë dhe bën sikur t’i kanë bllokuar me 2 tapa veshët. Jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë dhe për ato që do të ndodhin. Unë kam lexuar komunikimet e 2 vajzave të Vokshit me zonjën Vokshi tani. Ju keni vajzë vetë. Si do i vinte vajzës suaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes suaj që ‘e ka numrin 0900’”, tha Bardhi në Kuvend.
Ndërkohë Peleshi iu përgjigj Bardhit duke i thënë se po e përdor situatën si një skenar për të prishur seancën plenare.
Pjesë nga fjala në Kuvend:
Dhe nuk e kam fare për të dënuar me… ato, se ai, atë e njohim kush është, dhe çfarë morali ka dhe gjithçka tjetër, po s’është sot dita për t’ia kujtuar, po e kam me ju, zoti Peleshi.
Sepse për mungesë të guximit tuaj për t’i treguar vendin një njeriu që vjen dhe fyen zonjat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë, unë kam lexuar komunikimet e dy vajzave të zonjës Vokshi me zonjën Vokshi tani. Dhe po ju kujtoj që ju keni vajzë vetë. Si do t’i vinte vajzës tuaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes tuaj! Se si do t’i vinte vajzës tuaj?’, tha ndër të tjera, Gazment Bardhi në sallën e parlamentit.
Fraksion.com

