Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini zgjidhet lider Suprem i Iranit
Asambleja e Ekspertëve në Iran ka zgjedhur Mojtaba Khamenein, djalin e Ali Khamenei, si Udhëheqësin e ri Suprem të vendit, me rekomandim të Gardës Revolucionare.
Lajmi është raportuar nga “Iran International” duke cituar burime të informuara dhe është pasqyruar gjithashtu nga “Haaretz”.
Mohtaba Khamenein, 56-vjeç, djali i dytë dhe i konsideruar si më i favorizuari i Ali Khameneit, merr drejtimin e Republikës Islamike si autoriteti më i lartë politik dhe fetar. Ai njihet si figurë me lidhje të forta me forcat e sigurisë, veçanërisht me Gardën Revolucionare (Pasdaranët).
I lindur në Mashhad në shtator 1969, ai shërbeu në luftën Iran-Irak në vitet 1987–1988. Në vitin 1999 vazhdoi studimet fetare në Qom për t’u bërë klerik. Prej kohësh ai konsiderohej si djali më me ndikim i Khameneit dhe një nga kandidatët potencialë për ta pasuar atë në krye të shtetit.
Megjithatë, figura e tij është shoqëruar edhe me polemika për pasuri të dyshuara dhe prona të mundshme jashtë vendit, çështje të trajtuara edhe në një investigim të fundit të Bloomberg.
Mojtaba Khamenei mbështeti Mahmoud Ahmadinejad në zgjedhjet e debatueshme presidenciale të viteve 2005 dhe 2009. Sipas mediave, ai mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në organizimin e fitores së Ahmadinejadit në vitin 2009.
Edhe pse për një kohë të gjatë ishte përfolur si pasardhës i mundshëm, vetë Ali Khamenei kishte deklaruar publikisht se nuk dëshironte një trashëgimi dinastike në krye të Republikës Islamike.
Fraksion.com

