AktualitetBota+Të fundit

Trump: Do të përdorim forcë të paparë më parë nëse Irani sulmon SHBA-në ose Izraelin

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sapo e ka paralajmëruar Iranin të mos kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Duke shkruar në platformën e tij Truth Social, ai tha: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. MË MIRE TË MOS E BËJNË KËTË, MEGJITHATË, SEPSE NËSE E BËJNË, NE DO T’I GODASIM ME NJË FORCË QË NUK ËSHTË PARË KURRË MË PARË!”

Deklarata e tij vjen pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike paralajmëruan se do të sulmonin bazat amerikane dhe Izraelin në hakmarrje për vdekjen e Khameneit.

“Operacioni më shkatërrues ofensiv në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të fillojë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane brenda pak çastesh”, tha ajo disa orë më parë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com