Furgoni përplaset me makinën në Kashar, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në dytësoren Vorë–Tiranë, në afërsi të vendit të njohur si “Radio”, në zonën e Kashar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca. Një person është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Fraksion.com

