AktualitetPolitikëTë fundit

Tomori i zbardhur nga dëbora, alpinistët sfidojnë majat në fundshkurt

Mali i Tomorit, i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe për vlerat shpirtërore, merr një hijeshi të veçantë kur mbulohet nga dëbora.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mali i Tomorit, ku të pasionuar pas alpinizmit e kanë vizituar atë në këto ditë të fundit të shkurtit.

Dëbora në malin e Tomorit thekson relievin e thepisur, pyjet e dendura dhe shkëmbinjtë duke krijuar një kontrast të fortë mes bardhësisë së akullt dhe qiellit të kaltër.

Në malin e Tomorit në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, e cila është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorit, rrjedh Lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com