Policia “mësyn” Vlorën, në “sitën” e Rrugorëve drejtues të automjeteve dhe pasagjerë
Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta dhe verifikimin e personave në kërkim.
Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, në aksin që lidh autostradën Fier–Vlorë me zonën urbane. Gjatë kontrolleve është ndaluar dhe verifikuar një automjet që vinte nga drejtimi i Fierit.
Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.
Fraksion.com

