Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Disa emra ishin kthyer në shqetësim nga partnerët ndërkombëtarë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në News 24 për ndryshimet në qeveri.
Shqiptarët janë dëshmitarë që këto 13 vite janë ndërruar 50 apo 60 ministra. Ka vetëm 5 muaj kjo qeveri e re. Në numër është ndërruar gjysma e kabinetit. Nuk kemi parë që korrupsioni është zvogëluar por është zmadhuar. Problemi nuk janë emrat e ministrave, por vetë Edi Rama. Sistem apo regjim që udhëhiqet nga korrupsioni i organizuar dhe krimi.
Nëse vjen në qeverisje përmes korrupsionit zgjedhor askush nuk pret një qeverisje në dobi të shqiptarëve. Kam bërë dh do bëj betejë me çdo zyrtarët të lartë të korruptuar. Kam vijuar betejën me Ramën me Ballukun, edhe emrat e rinj, janë pjesë e kallëzimeve në SPAK ndaj Belinda Balluku, janë bashkëpunëtorët e saj të afërt,” tha Bardhi.
Fraksion.com

