“Vuri jahtin luksoz në emër të saj?”, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri
Vijojnë hetimet për pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes “AKSHI”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në emër të Tamizit dyshohet se Beqiri ka regjistruar pronësinë e një jahti luksoz, i cili mendohet të jetë pjesë e pasurive të vendosura për të fshehur origjinën reale të pronësisë.
Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore. Hetimet po përqendrohen në gjurmimin e pasurive dhe dokumentimin e rolit të personave të përfshirë në skemën e dyshuar.
Fraksion.com

