Rama ndryshon Qeverinë, ikin Balluku, Spiropali e Vengu. Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre. Lëvizjet në 6 dikastere
Riformatimi i thellë i kabinetit qeveritar ka sjellë jo vetëm lëvizje dhe emërime të reja, por edhe largimin përfundimtar të tre figurave të rëndësishme nga struktura e Qeverisë.
Të tre emrat nuk rezultojnë të kenë marrë një tjetër post brenda kabinetit të ri, duke mbetur kështu jashtë qeverisë pas vendimeve të fundit të kryeministrit Edi Rama.
Belinda Balluku, e cila mbante postin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është zëvendësuar nga Enea Karakaçi; Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme është zëvendësuar nga Ferit Hoxha; ndërsa Pirro Vengu në Ministrinë e Mbrojtjes është zëvendësuar nga Ermal Nufi.
Kujtojmë se Balluku ishte pezulluar nga detyra pas një vendimi të GJKKO, me kërkesë të SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe arrestimin e saj pas akuzave të ngritura për abuzimin me tendera.
Fraksion.com

