I përfshirë në dosjet e Epstein, drejtori ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror jep dorëheqjen
Drejtori ekzekutiv i Forumi Ekonomik Botëror, Borge Brende, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij, pas publikimit të informacioneve që pretendonin se ai kishte pasur marrëdhënie me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein.
Në një deklaratë të publikuar të enjten, bashkëkryetarët e Forumit, Andre Hoffmann dhe Larry Fink, njoftuan se Alois Zwinggi do të marrë detyrën e drejtuesit dhe presidentit të përkohshëm të organizatës.
“Bordi Drejtues do të mbikëqyrë procesin e tranzicionit të lidershipit, përfshirë planin për nisjen e një procedure të përshtatshme për përzgjedhjen e pasardhësit të përhershëm”, thuhet në deklaratë.
Në reagimin e tij të fundit, Brende tha: “Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur të largohem nga pozicioni i Presidentit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror”, pa përmendur drejtpërdrejt akuzat që lidhen me Epstein.
Fraksion.com

