AktualitetTë fundit

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami. Shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP-së prej forcave operacionale

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted” u ekstradua sot nga Dubai në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Durim Bami, 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Ekstradimi i tij u krye si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shoqërimi i tij nga Rinasi drejt burgut u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com