Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj
SPAK rilexoi sot pretencën për dosjen “Metamorfoza”, një fraksion i veçuar nga të pandehurit e tjerë.
Të pandehurit po gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Më konkret SPAK kërkon:
Biznesmeni Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
Ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke u ulur 1/3 e dënimit.
Seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.
Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka, së bashku me disa të pandehur të tjerë, po gjykohet me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës”, për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.
Fraksion.com

