AktualitetPolitikëTë fundit

“Do ta kalojmë edhe këtë test!”, pezullimi Ballukut, Rama: Bombat artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë në Shqipërisë u…

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se ishte qeveria socialiste ajo që i dha pavarësi gjyqësorit në vend.

Ai tha se ‘bombat’ artizanale lart e poshtë nëpër gjyqësor, dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve iu mjegullohen sytë, ndërsa shtoi se gjyqësori nuk duhet të gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera.

Rama shtoi tha se pezullimi i Ballukut ishte ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv.

‘Për ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët  ekzekutivit dhe legjislativit bashkë. Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria. Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e RSH dhe të gjitha kushtetutë e europës thonë se ka 3 pushtete të pavaruta, nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin më parë s ene të bënim gjithçka kemi bërë,. Kjo parti i huri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Unë për këtë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësish bombave artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë në Shqipëri që shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen u errëson sytë dhe i nis në drejtime ë cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë minimalisht shkelës të lirive të të drejtave të njeriut. Sot rreziku i udhëkryqit nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cënojnë pavarësinë e gjyqësorit, por të gjymtojnë pavarësinë e dy të tjerëve për të funksionuar dhe kjo ka ndodhur. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend. Sepse ky vend që është në ngjitje nuk e ka luksin të frenohet dhe jo më të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale pezullimi i ministrit  me një vendim të një seance paraprake pa gjyq i pandodhur në historinë e botës”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, foli në lidhje me sfidat e mazhorancës në pushtet dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ai u shpreh se në këtë proces është dashur të kapërcehen shumë pengesa, ku me ironi i quajti “shkopinj nën rrota dhe bomba artizanale”, duke iu referuar edhe protestave të opozitës.

“Unë jam besimplotë që do ta kalojmë edhe këtë test. Edhe pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe tymit të bombave artizanale – dhe nuk e kam fjalën vetëm për ato që plasin rrugëve të dëshpërimit të pamëshirshëm opozitar, por për të gjitha ato bomba artizanale që plasin përditë, duke hedhur përpjetë kapakët e 700 tenxhereve mediatike. E ka thënë populli, thonë qysh prej kohësh: kur gënjeshtra bën xhiron e botës, e vërteta s’kishte veshur akoma pantallonat. Por atëherë nuk kishte ardhur flama e kanaleve; e vetmja tenxhere mediatike ishte tellalli i gënjeshtrave.

 

 

Sot tellallët janë pas çdo butoni që shtyp për të marrë vesh ndonjë haber. Por s’kemi ç’t’i bëjmë sot tellallit të madh që na solli jeta. Ndaj duhet ta rrisim me çdo kusht përqendrimin në punët tona, të mëdha e të vogla, të shtojmë forcat tona. Të përpiqemi edhe më shumë këmbëngulje që të vetëkorrigjohemi dhe përmirësohemi. Jepni ide që të debatojmë së brendshmi, hapur, pa dorashka. Pas debatit dhe ndarjes së opinioneve me njëri-tjetrin, të përqendrohemi në një pikë, dhe në asnjë tjetër: Shqipërinë në BE në vitin 2030”, tha ai.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com