AktualitetPolitikëTë fundit

“Vijnë në një kohë shumë kritike”, delegacioni i PPE në selinë blu, Berisha: Temë qendrore zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një takim misionin faktmbledhës të Partive Popullore Europiane.

Në një prononcim për mediet, Berisha u shpreh se pjesëmarrës ishin përfaqësues të 28 partive, ndërsa temë qendrore e diskutimeve ishin zgjedhjet.
“Janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet.

U jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Berisha.

Berisha informoi se temë qendrore e takimit ishin zgjedhjet. “U diskutua edhe për këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Berisha theksoi se nga ky mision i rëndësishëm PD pret rekomandime, por edhe një mbështetje të re për kërkesat tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, që shteti ligjor të funksionojë.

“Këto janë pretendimet tona, pa hyrë në detaje. Natyrisht, vijnë në një kohë shumë kritike, kur Edi Rama faktikisht ose ‘de facto’ ka asgjësuar sistemin e drejtësisë në kuptimin e akuzës për zyrtarët e lartë, gjë që është themelore në kuptimin e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë që vjedhin qytetarët”, tha Berisha.

Duke iu referuar edhe situatës me shembjen e rrugës Librazhd-Pogradec, Berisha u shpreh se “të gjitha rrugët e ndërtuara prej tyre janë të çara dhe të shkatërruara”.

“Është dëshmi e dështimit të plotë, total për shkak të vjedhjes të të gjitha investimeve.
Por meqë jam tek rrugët, unë kam shqetësimin më të madh për dhjetëra dhe qindra të sëmurë të zonës juglindore, të cilët anë procedurat e mjekimit në Tiranë se procedurat janë të centralizuara, dhe që sot mbeten pa mjekim”, shtoi ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com