AktualitetPolitikëTë fundit

“Synojmë që këtë vit të kemi avionin zjarrfikës”, ministri Vengu: Stërvitja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci, panik i pajustifikuar nga Beogradi

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Veng foli dhe për paketën e re të masave për për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile. Vengu tha se Shqipëria është në negociata për për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, ku synohet që të paktën një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti.

“Kemi një kontratë në zbatim e sipër përmes KAYO dhe Timac Defence, për prodhimin e mjeteve të  emergjencave civile dhe të specializuara për terrenet malore dhe pyjore. Këto mjete do t’i transferohen bashkive që kanë më shumë nevojë. Është në negociatë e sipër blerja e dy avionëve zjarrfikës. Një element është që mundësojmë që ky element të vijë sa më parë, nuk e dimë nëse do të vijë për sezon. Synimi që në vitin 2027 t’i kemi të dy, por dhe pak më përpara. Të kemi minimalisht në çdo element katër helikopterë, për çdo emergjencë.”, tha Vengu.

Ministri Vengu e ka cilësuar një panik të pajustifikuar nga Beogradi, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

Vengu u shpreh se bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër, teksa shtoi se të tre vendet kanë nevoja të ngjashme, ndaj dhe fuqizohen duke u bërë bashkë.

“I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë”, theksoi ai.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com