AktualitetPolitikëTë fundit

Skandali në Kamëz që u denoncua nga “Stop”, reagon Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, se mësuesja Mine Hadani, e cila ka ushtruar dhunë sistematike ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, është hequr nga puna.

Bëhet fjalë për rastin e denoncuar të martën, 24 shkurt, nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, shoqëruar me pamje filmike.

“Një mesazh për të gjithë prindërit dhe mësuesit, mbi rastin flagrant të dhunës së ushtruar nga një person që mbante xhaketën e mësuesit, si një sjellje e papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e arsimit.

Ministrja bën me dije po ashtu se hetimi administrativ vazhdon me të gjithë zinxhirin komandues dhe me analizë të thelluar.

“Jo vetëm për të marrë masa ndaj një personi që nuk e meriton titullin mësues, por edhe për të kuptuar se cilat janë boshllëqet në zinxhirin e drejtimit, rolin e psikologëve dhe të drejtuesve të shkollës”, tha ajo.

“Sipas Urdhrit nr.31, datë 28.01.2020, lidhur me trajtimin e sjelljeve të dhunshme të mësuesve ndaj nxënësve, janë njoftuar Policia e Shtetit për ndjekjen e procedurave përkatëse si dhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve për të vlerësuar çdo indikator të mundshëm të një situate risku për fëmijët.

Ky proces synon të garantojë transparencë të plotë dhe reagim të menjëhershëm institucional ndaj çdo situate që lidhet me sigurinë, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në institucionet arsimore“, njofton Ministria e Arsimit.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com