AktualitetPolitikëTë fundit

Prodhimi i anijeve luftarake, Vengu: Mbyllen negociatat me Fincantieri, marrëveshja drejt Kuvendit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha sot se është mbyllur negociata me Ficantierin për prodhimin e anijeve luftarake dhe marrëveshja do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë në ditët në vijim.

Gjatë një konference për mediat, ministri Vengu u shpreh se “është përmbyllur negociata me kompaninë Ficantieri, në ditët në vijim do ti kalojë Kuvendit për ratifikim. Ka mbi 1 vit e gjysëm që punojmë në këtë drejtim, një arritje e forcës detare shqiptare, si dhe kompanisë KAYO, që nën drejtimin e zv/ministres kanë çuar përpara këtë negociatë”.

Më 14 nëntor të vitit 2025, gjatë mbledhjes ndërqeveritare Itali-Shqipëri e zhvilluar në Romë u nënshkrua marrëveshja mes  Pierroberto Folgiero, drejtorit ekzekutiv dhe menaxherit të përgjithshëm të “Fincantieri”-t, dhe Ardi Veliut, drejtor ekzekutiv i KAYO.

Sipas faqes së industrisë italiane, marrëveshja parashikon krijimin e një bashkëpunimi që do të operojë si kontraktues kryesor për kontratat e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve për tregun shqiptar.

Për projektet e destinuara jashtë vendit, bashkëpunimi mund të realizojë njësitë deri në 80 metra gjatësi dhe 800 tonë ngarkesë.

Në këtë rast, “Fincantieri” do të marrë rolin e kontraktuesit kryesor, duke i besuar bashkëpunimit ndërtimin e anijeve.

Sipas partneritetit, KAYO do të vendosë në dispozicion kantierin detar të Pashalimanit në Vlorë dhe do të investojë në modernizimin e infrastrukturës së tij, ndërsa “Fincantieri” do të mbështesë modernizimin e procesit prodhues, duke ofruar ekspertizë operative, trajnime dhe “knoë-hoë” inxhinierik. Po ashtu, do të sigurojë paketa materialesh, duke konsoliduar kështu rolin e tij si partneri kryesor teknologjik.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com