AktualitetTë fundit

Përplasja për vdekje e 7-vjeçarit në Tiranë nga dy mjete, i mituri ishte duke kërkuar lëmoshë, u ul të merrte të hollat

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas për vdekje nga dy makina.

I mituri ka qenë duke kërkuar lëmoshë, dhe në momentin që është përplasur, është ulur për të marrë të hollat që i kanë dhënë shoferi i mjetit Tomorr Shukuli.

Ky i fundit nuk e ka parë të miturin që është ulur dhe e ka përplasur. Më pas trupi i të miturit është përplasur nga një tjetër mjet, nga një grua, e cila më pas ka vijuar rrugën.

Për këtë aksident janë vënë në pranga të dy drejtuesit e mjeteve, Tomorr Shukuli dhe Valentina Koltraku./TCH

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com