Katy Parry dhe Justin Trudeau do të bëhen me fëmijë? Aludime për çiftin, ja çfarë zbulojnë të afërmit e tyre
Një nga çiftet më të komentuar të momentit, këngëtarja Katy Perry dhe ish‑kryeministri kanadez Justin Trudeau, janë sërish në qendër të mediave, këtë herë për një shtatzani të mundshme.
Fotografitë e fundit të këngëtares me Trudeau, ku ajo shihet me një fustan të dukshëm të bardhë gjatë një dite pranë Montecito, Kaliforni, nxiten sërish spekulimet për një shtatzani të mundshme, por zyrtarë të afërt me çiftin i hodhën poshtë aludime.
Aktualisht Perry, 41 vjeçe, është e fokusuar te turneu i saj muzikor dhe angazhimet e tjera profesionale, dhe për më tepër, këngëtarja ka tashmë një vajzë, Daisy Dove, me ish‑partnerin Orlando Bloom.
Trudeau, 54 vjeç, ka tre fëmijë nga ish‑bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau. Ata janë divorcuar në vitin 2023.
Fraksion.com

