Jo vetëm pa rrugë, por dhe pa shërbime! Banorët e zonave të Librazhdit mbeten pa mjekë dhe mësues
Shembja e rrugës në vendin e njohur si “Arrat e Gurres” në zonën e Librazhdit ka lënë të bllokuar disa mësues, infermierë dhe mjekë, të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në vendet e tyre të punës.
Banorët shprehen të shqetësuar, pasi përveç lëvizjes së përditshme, problem mbetet edhe qasja në shërbimet bazë, sidomos ato shëndetësore. Kujtojmë se dje ishte planifikuar hapja e rrugës Librazhd-Prrenjas, por për shkak të rrëshqitjeve të reja, aksi u bllokua sërish.
Fraksion.com

