AktualitetPolitikëTë fundit

“Hap konkret për siguri më të fortë’, nënshkrimi i dy marrëveshje në Budapest, Vengu: Forcojmë partneritetin strategjik në mbrojtje dhe inovacion

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, u firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi.

Vengu theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dhe ajo e Hungarisë nënshkruan dy marrëveshje që forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe inovacionit.

Sipas ministrit “njëra synon intensifikimin e bashkëpunimit civil në mbrojtje, ndërsa tjetra lidh Instituti Hungarez për Kërkim dhe Inovacion në Mbrojtje (VIKI) me Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke hapur një kapitull të ri në R&D, shkëmbim ekspertize, trajnime dhe akses në programe evropiane”.

Vengu nënvizoi se ky është një hap konkret për siguri më të fortë, inovacion dhe bashkëpunim mes aleatëve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com