AktualitetTë fundit

Aksi nacional Librazhd-Prrenjas vazhdon të jetë i bllokuar, ARRSH njofton itinerarin që duhet të ndjekin mjetet

Aksi nacional Librazhd-Prrenjas vazhdon të jetë i bllokuar pas rrëshqitjeve masive që përfshinë zonën mesditën e së premtes.

Specialistë të ARRSH, Gjeologjisë dhe emergjencave civile vazhdojnë të ndodhen në terren duke punuar intensivisht për gjentjen e një zgjidhje që do t’u vijë në ndihmë përdoruesve të këtij aksi nacional.

Autoritetet njoftojnë se gjatë natës nuk ka pasur lëvizje të tjera të tokës dhe situata paraqitet stabël.

Nuk ofrojnë siguri rrugore dhe mundësi qarkullimi rrugët e fshatrave të Librazhdit për t’u përdorur si akse alternative. Në të tilla kushte për të pasur çështje kryesore sigurinë, ARRSH këshillon dhe drejton lëvizjet e mjeteve:

Për autoveturat:

Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

ARRSH kërkon mirëkuptim dhe durim nga ana e drejtuesve të mjeteve teksa garanton se e gjithë puna është përqëndruar intensivisht për hapjen e qarkullimit

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com