“Ai është kryehajduti dhe kreu i organizatës”, Berisha: Rama është vetë i implikuar, vetëm shqiptarët e heqin si kryeministër
Në konferencën për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e socialistëve për të mos votuar pro heqjes së imunitetit për Belinda Ballukun.
“Dënoj qëndrimin e tij ndaj vasalëve të tij që të mos votojnë kërkesën e Prokurorisë ndaj Ballukut. Ky është rasti i tretë në të cilin Edi Rama është vetë direkt i implikuar. Ai nuk hoqi imunitetin e Sajmir Tahirit se ndante me të trofetë e drogës dhe trafiqeve.
Nuk hoqi imunitetin e Xhaçkës sepse është aksioner në vjedhjen tokë publike të 10 mijë m2. A mund të imagjinoni ju: kryetari i Bashkisë së Himarës sepse ka firmosur dokumente të falsifikuar nga Xhaçka. Lidhjet e tyre të ngushta me Ramën i bëjnë këta imunë dhe ai tani nuk heq imunitetin e Ballukut sepse e di që më pas do shkojë ai.
E di që ai është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale. Për të gjitha këto ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e tij të menjëhershme. Siç është bërë e qartë, Ramën nuk e heq dot as drejtësia e as komuniteti ndërkombëtar. Atë do ta heqin shqiptarët”, tha Berisha.
Fraksion.com

