“Rama po bën negociata për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes në shkëmbim të Lubisë”, Berisha: Nëse marrëveshja arrihet do ketë kapitullim të drejtësisë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur 20 shkurtin si kryengritje paqësore. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se nga ajo protestë, Rama-Balluku është paraqitur “i nxirë” para shqiptarëve dhe mediave botërore.
“Siç e dini kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë. I rrufeshëm ka qenë pasqyrimi i kryengritjes nga mediat më të mëdha të botës. Nga të katër anët e globit, pas Ajetullahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Lubi Balluku. Ka patur një mirëkuptim total nga mbarë njerëzimi për kryengritje paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar deri në fund këtij misioni, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë negociata,. Sekrete të fshehta për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes në shkëmbin të Lubisë. Por nëse një marrëveshje e tillë arrihet ky do të ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë”, tha ai.
Fraksion.com

