Bardhi pyet prokurorët në Këshillin e Mandateve, deklarata e fortë e SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kërcënoi dy dëshmitarë
Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.
Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.
Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.
Pyetjet e PS për Prokurorët
A jeni ndikuar në kërkesën tuaj nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pezullimit? Ndërkohë që presim rikthimin e pezullimit në fuqi, a nuk është kjo e mjaftueshme?
Cilat janë rrethanat konkrete të reja që, sipas organit procedues, kanë lindur pas caktimit të masës së sigurimit ekzistuese dhe kanë ndikuar në rëndimin e pozitës proceduriale dhe kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit?
Në çfarë date dhe në cilin moment procedural këto rrethana janë konstatuar nga Prokuroria?
A mund të saktësohet nëse këto rrethana kanë lindur realisht pas caktimit të masës, apo kanë ekzistuar më parë?
Cilat janë faktet konkrete që, sipas Prokurorisë, provojnë përpjekje reale për ndikim mbi dëshmitarët, përtej vlerësimeve të përgjithshme që lidhen me funksionin e ushtruar nga e dyshuara, nëse po, cilat janë provat konkrete?
Përgjigjja e Prokurorëve për pyetjet e PD
- Prokuroria konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. Gjendja e saj procedurale është rënduar. Ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera.
- Gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
- Po ashtu, prokuroria informojë se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.
- Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.

