Aksi Librazhd–Pogradec i mbyllur, automjetet i drejtohen Egnatias. “Ringjallet” rruga ku 2 mijë vite më parë kalonin karvanët romakë
Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe urën e degraduar, duke krijuar një situatë kritike për transportin dhe lëvizjen e qytetarëve.
Megjithatë, ky devijim nuk zgjidh problemin kryesor, pasi rruga Librazhd–Pogradec vijon të degradohet dhe ura e dëmtuar mbetet një rrezik serioz për qarkullimin.
Autoritetet bëjnë me dije se paralelisht me demontimin e urës, po shqyrtohen alternativat për zgjidhje provizore dhe më pas ndërtimin e një strukture të re, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në këtë nyje të rëndësishme rrugore.
Por gjatë ditës së sotme, PD ka reaguar duke akuzuar qeverinë se shkak i paralizës në akset e Juglindjes është korrupsioni me fondet dhe jo fenomeni natyror i rrëshqitjes.
Fraksion.com

