AktualitetTë fundit

“Vrasjeje, kokainë dhe korrupsion”, SPAK çon për gjykim 21 persona

22 shkurt 2026 – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme të Suel Çelës (kreu i bandës së Elbasanit) dhe ka dërguar për gjykim 21 të pandehur për një sërë veprash të rënda penale.

Të akuzuarit dyshohet se kanë vepruar si një organizatë kriminale që merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar narkotikësh, përfshirë kokainë të sekuestruar në Ekuador, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Mes emrave janë ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dhe dy gazetarë.

Të pandehurit janë:

  1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
  2. Mario Çela
  3. Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
  4. Xhino Roka
  5. Marsel Roka
  6. Prekë Kodra
  7. Ledio Zabeli
  8. Sergej Hasanpapaj
  9. Fuad Verzivolli
  10. Bruno Hazizolli
  11. Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
  12. Artan Hoxha
  13. Pajtime Fetahu
  14. Metin Mehja
  15. Skënder Sufaj
  16. Marsel Shega (alias Bujar Shega)
  17. Renato Hasani
  18. Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
  19. Blerina Beqiri
  20. Elton Qyno
  21. Dedan Gjoni

Sipas SPAK, ata vepruan në bashkëpunim, duke planifikuar dhe përgatitur atentatin, duke përdorur armë dhe mjete për të kryer krimin, por pa arritur të përfundojnë aktin. Hetimet tregojnë se kjo tentativë ishte pjesë e veprimtarisë më të gjerë kriminale që përfshinte trafik droge, mbajtje pa leje armësh dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Emra të tjerë në listën e mësipërme akuzohen për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Skënder Sufaj, Marsel Shega, Renato Hasani, Hajdar Lala, Xhino Roka dhe Klaus Matishi, dyshohet se kanë organizuar dhe koordinuar transportin e drogës përmes rrjeteve kriminale të strukturuara.

Ky grup, po sipas SPAK, “ndihmohej” edhe nga avokatja Beqiri dhe ish-gjyqtarja Fetahu.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, Blerina Beqiri dhe Pajtime Fetahu dyshohet se kanë marrë para që të ndryshonin vendime gjyqësore në favor të grupit kriminal. Për shembull, në raste ku anëtarët e grupit ishin të akuzuar për drogë ose vrasje në tentativë, këta individë përpiqeshin të bënin që dënimet të ishin më të lehta ose të mos ekzekutoheshin fare.

Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha akuzohet për veprat penale të “Korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “Organizatë kriminale”. Po për “Korrupsion pasiv në sektorin privat“, po hetohet gazetari Elton Qyno.


Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com