“Izolimi i Juglindjes: Problemet në aksin Librazhd-Prrenjas nisën pasi filluan punimet për Korridorin VIII, përgjegjësia e kompanive “ANK” dhe “2T” dhe tenderat mln euro
Që nga paraditja e djeshme, aksi Prrenjas-Librazhd rezulton i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe çarjes së urës në fshatin Dragostunjë.
Por edhe kjo rezultoi një zgjidhje problematike, pasi tre trajlera bllokuan për tre orë kalimin e automjeteve.
Ndërsa mesditës aksi Prrenjas-Librazhd është i bllokuar, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë janë kompanitë e ndërtimit “ANK” dhe ajo “2T”, të cilat po punojnë për Korridorin VIII si dhe kanë gërryer shtratin e lumit Shkumbin, me pasojë shembjen e rrugës.
Kompania “2T” ka qenë përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit Librazhd–Hotolisht. Mirëpo, në momentin që pati rrëshqitje dherash para një muaji, situata u mor nën kontroll nga kompania “ANK”, që drejtohet nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola, e cila po ndërton edhe lotin e katërt të Korridorit VIII, pra pikërisht pjesën ku ka shembje.
Kompania “ANK” është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)”, me fond limit në të njëjtën vlerë, 23.6 milionë euro.

