Zhduket 40-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të Skraparit. Familja kërkon ndihmë
Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij.
Mbrëmë, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës. Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë.
Familja kërkon ndihmë nga policia dhe iu bën apel qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij të njoftojnë menjëherë.
Fraksion.com

