Nis protesta kombëtare e PD, aktorja Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e asaj kohe kur nuk patëm frikë dhe morëm lirinë tonë!
Pak momente më parë ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e radhës e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku mbështetës dhe simpatizantë nga e gjithë vendi janë mbledhur për të shprehur qëndrimet e tyre politike dhe qytetare.
Në fjalën e saj, Bulku bëri thirrje që ajo frymë e vitit 1991 të rikthehet edhe sot, me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. “Dua të kujtoj atë frymë që ta sjellim këtu sot, atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur dhe ta bëjmë për jetët tona, fëmijët e nipërit tanë, të jetojnë më mirë në vendin e tyre sepse u takon. Të mos e braktisin këtë vend të bekuar. Zoti e ka bekuar Shqipërinë dhe bekoftë edhe shqiptarët,” përfundoi ajo.
Protesta vijon me pjesëmarrje të gjerë dhe me mesazhe që theksojnë nevojën për ndryshim, bashkim dhe angazhim qytetar.
Fraksion.com

