AktualitetBota+Të fundit

“Bordi i Paqes” premton 7 miliardë dollarë për Gazën

Anëtarët e “Bordit të Paqes” janë zotuar të sigurojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës. Disa prej tyre, si Kosova dhe Shqipëria, do të dërgojnë edhe trupa si pjesë e një force stabilizuese.

Trump tha se nga nëntë anëtarë të organizatës janë premtuar 7 miliardë dollarë për një paketë ndihme për Gazën. Kjo përbën vetëm 10% të 70 miliardë dollarëve që nevojiten për rindërtimin pas shkatërrimeve të dy viteve luftë.

Presidenti amerikan premtoi gjithashtu 10 miliardë dollarë, por pa sqaruar se ku do të shkonin këto fonde.

Uashington D.C. 2026 | Donald Trump me anëtarët e "Bordit të Paqes"
I shtuquajturi “Bordi i Paqes” është një nismë e shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i prezantuar si një mekanizëm ndërkombëtar për të koordinuar përpjekjet për stabilizim dhe rindërtim, sidomos pas luftës në GazëFotografi: Mark Schiefelbein/AP Photo/picture alliance

Premtimet për Bordin e Paqes

Trump tha se Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti janë vendet që kanë ofruar fonde për paketën e ndihmës të Bordit të Paqes për Gazën.

“Çdo dollar i shpenzuar është investim për stabilitetin dhe shpresën për një rajon të ri dhe harmonik,” tha presidenti amerikan.

Kurse Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria deklaruan se do të dërgojnë edhe trupa në Gazë për të qenë pjesë e një force stabilizuese.

Ç’është “Bordi i Paqes”?

I shtuquajturi “Bordi i Paqes” është një nismë e shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i prezantuar si një mekanizëm ndërkombëtar për të koordinuar përpjekjet për stabilizim dhe rindërtim, sidomos pas luftës në Gazë pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Edhe pse bordi fillimisht u krijua si një organ i posaçëm për rindërtimin e Gazës, statuti i tij evoluoi në një mandat më të gjerë dhe më të paqartë. Statuti themelues, i nënshkruar në Davos më 22 janar 2026, nuk e përmend në mënyrë të qartë Gazën. Komentet e paqarta të Trumpit kanë shkaktuar kritika se ai po përpiqet të anashkalojë OKB-në, nga e cila ai gjithashtu ka tërhequr një pjesë të madhe të financimit amerikan.

Uashington D.C. 2026 | Donald Trump duke biseduar me anëtarë të Bordit të Paqes
Përveç aleatëve të dukshëm të Trumpit, si udhëheqësit e Izraelit, e Hungarisë dhe Argjentinës, ka edhe vende si Pakistani që janë bashkuar me bordin, sepse synojnë të përfitojnë favore nga Shtëpia e Bardhë.Fotografi: Mark Schiefelbein/AP Photo/picture alliance

Megjithatë kjo organizatë funksionon shumë ndryshe nga OKB-ja. Anëtarët e saj janë të detyruar të paguajnë 1 miliardë dollarë për ta zgjatur anëtarësimin e tyre përtej dy viteve të para, dhe Trumpi e ka emëruar veten kryetar, që do të thotë se ai do të vazhdojë ta kontrollojë këtë organizatë edhe pas largimit nga detyra si president.

Përveç aleatëve të dukshëm të Trumpit, si udhëheqësit e Izraelit, e Hungarisë dhe Argjentinës, ka edhe vende si Pakistani që janë bashkuar me bordin, sepse synojnë të përfitojnë favore nga Shtëpia e Bardhë.

Gjermania, Italia, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera dërguan vëzhgues në vend të përfaqësuesve zyrtarë. Ndërsa Franca ka refuzuar çdo pjesëmarrje dhe e ka kritikuar BE-në për dërgimin e zyrtarëve në takimin e Bordit të Paqes./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com