AktualitetPolitikëTë fundit

Trump bisedon me Ramën dhe Osmanin pas inaugurimit të Bordit të Paqes për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bisedoi sot për disa minuta me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Në përfundim në mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u zhvillua sot në Uashington, presidenti Trump ndalet për të biseduar për pak minuta me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimit i bashkohet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Rama ngriti edhe çështjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Rama tha se kërkesa e Prokurorisë së Hagës për 45 vjet burgim për Hashim Thaçin shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

“Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Në mbyllje të mbledhjes së sotme në Uashington u nënshkrua edhe dokumenti i Themelimit të Bordit të Paqes.

Presidenti Trump siguroi se Bordi i Paqes do të drejtojë rrugën në Gaza, që do të bëhet një shembull suksesi dhe uniteti.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com