Skandali “McGonigal”, Mark Crawford: Kur erdhi në Shqipëri ishte ende agjent i FBI. Si i shpëtoi dënimit për korrupsion
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford foli në “Oponencë” për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal.
Në dosjen e departamentit amerikan të drejtësisë përmenden takimet e McGonigal edhe me kryeministrin Edi Rama e disa sipërmarrës shqiptarë.
Crawford tha se McGonigal u dënua, jo për korrupsionin e tij me oligarkët shqiptarë, por për mosdeklarimin e udhëtimeve drejt Shqipërisë.
Mark Crawford: Në SHBA, FBI konsiderohet si institucioni më i nderuar. McGonigal ishte përfshirë në disa gjëra pa leje. Ai është në burg për mosplotësimin e formularit, nuk është për korrupsionin që mund të kishte bërë me oligarkët këtu, jo për naftën e Rusisë dhe as për disa gjëra të tjera. Por bëri një ‘deal’ që s’kam plotësuar formularin dhe doli në gjykatë, duke shkuar në burg. FBI i tha nëse pranoni këtë nuk do t’ju ndjekim në gjërat e tjera. Bashkëpunonte me disa shqiptarë që ishin agjentë kinezë dhe disa shqiptarë që ishin agjentë rusë, janë përmendur edhe në raportet e bëra publike. Ishte drejtori i anti-terrorit në Nju Jork. Kur erdhi në Shqipëri, në fillim, ishte ende aktiv.
Fraksion.com

